Elton John do t’i duhet të humbasë festën e tij legjendare të Oscars për herë të parë në 30 vjet pas orarit të ngjeshur.
Festa vjetor është me famë botërore, e cila përfshin performance nga yje si Ed Sheeran, Emeli Sande dhe Grace Jones për të ndihmuar në mbledhjen e parave për Fondacionin e tij për Sida.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar është zhvendosur nga data e zakonshme në shkurt në 27 mars dhe Eltoni nuk donte të zhgënjente fansat e tij.
“Elton është absolutisht i mërzitur që nuk mund të bëjë festën, por ishte krejtësisht jashtë duarve të tij. Kur turneu i tij Farewell Yelloë Brick Road u riplanifikua, ai e mbajti të lirë datën e parë të Oscars”, tha një burim, shkruan The Sun.
“Por kur ceremonia u zhvendos më pas, gjithçka ishte vendosur tashmë. Festa vjetore e Oscars e Eltonit ka mbledhur dhjetëra miliona për Fondacionin e tij për Sidën deri më sot dhe ai gjithmonë planifikon orarin e tij të turneut që të mund të marrë pjesë, ishte krejtësisht e pashmangshme”, tha ndër tjera burimi.
“Elton nuk donte të zhgënjente ata mijëra fansa që kishin mbajtur biletat e tyre për koncertin e tij në Nebraska dhe prisnin me kaq durim që turneu të riplanifikohej pas COVID-19”, tha tutje ky burim.
Burri i tij, David Furnish dhe një listë e madhe e të ftuarve specialë do të jenë të pranishëm në festën e Oscars në Los Angeles dhe ata do të mundohen kompensojnë mungesën e tij. /Telegrafi/