Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani, i cili e ka shprehur hapur orientimin e tij seksual (homoseksual), feston 5-vjetorin e martesës me bashkëshortin e tij.
Ilirjani që është një biznesmen dhe model pasarelash në New York, ka postuar në rrjetet sociale një moment me partnerin.
Ai shihet duke ia mbajtur dorën teksa siç tregon kanë shijuar një darkë së bashku.
“Koha për të festuar pesë-vjetorin e martesës tonë”, ka qenë përshkrimi që ka bërë.
Eltoni këto ditë ka qenë në vëmendje të madhe të publikut e po ashtu edhe në rrjete sociale.
Kjo pasi i ka dhënë ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku, e cila po qëndronte në një stacion si e pastrehë.
Ajo e ka dërguar në një hotel atje dhe është munduar që t’i krijojë kontakte me familjen.
Së fundmi u tha se artistja ka komunikuar me ish-bashkëshortin e saj, Robert Nolfe dhe djalin e tyre, Luka. /Telegrafi/