Biznesmeni, Elton Ilirjani, ka bërë një njoftim të shumëpritur për adhuruesit e muzikës shqiptare.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai zbuloi se këngëtarja legjendare Parashqevi Simaku ka xhiruar një videoklip të ri në New York City.
Në InstaStory, Ilirjani shkroi: “Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar dje në New York City”.
Ky lajm ka entuziazmuar të gjithë fansat e saj, të cilët janë rritur me këngët dhe zërin e saj të veçantë.
Pas një periudhe të gjatë larg skenës, Parashqevi rikthehet me një projekt muzikor që pritet të jetë një emocion i veçantë për publikun.
Ajo ka kaluar një histori të ndjeshme dhe sfiduese në rrugët e New York-ut, por tashmë ka marrë veten dhe është gati të shkëlqejë sërish.
Simaku, një yll i padiskutueshëm i muzikës shqiptare, mbetet një ikonë, dhe rikthimi i saj premton të jetë një moment historik për artin dhe muzikën shqiptare.
Fansat tashmë po presin me padurim publikimin e videoklipit të saj të ri, që do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj të ndritur. /Telegrafi/