CEO i Tesla-s, Elon Musk i bëri kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu një turne në fabrikën Fremont të kompanisë 18 shtator gjatë vizitës që pati ky i fundit në SHBA.
Netanyahu dhe gruaja e tij patën mundësi të shohin një përmbledhje të zhvillimeve të Tesla-s dhe disa modele të makinave elektrike nga Musk, i cili gjithashtu i shoqëroi ata në një turne të prodhimit dhe procesit të montimit të veturave elektrike në fabrikën me bazë në Kaliforni, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, Musk i dha një shëtitje çiftit me kamionçinën elektrike Cybertruck në pistën e testimit që ndodhet jashtë fabrikës.
Netanyahu dukej se e shijoi përvojën pasi kaloi disa minuta duke folur me Muskun pranë Cybertruckut pas përfundimit të udhëtimit.
Cybertruck është kamionçina e shumëpritur e Tesla-s e cila ende nuk ka dalë në treg, por që pritet të shpejti të vijë. /Telegrafi/