Elon Musk ka ndarë një fotografi të tij duke festuar me themeluesin e Google, Sergey Brin, për të hedhur poshtë një raportim të Wall Street Journal se ai kishte fjetur me gruan e tij, Nicole Shanahan, dhe se ishte shkaktar i ndarjes së tyre.
Fotoja tregon Musk dhe Brin duke festuar jashtë me dy femra të paidentifikuara.
Është e paqartë se ku është marrë saktësisht – Musk u pa për herë të fundit në Mykonos javën e kaluar – por avioni i tij fluturoi nga Austin, ku ai jeton, në San Jose të shtunën. Ai u kthye në Austin mbrëmë në orën 23:00 mbrëmë.
Imazhi është shpërndarë nga The Nee York Post mbrëmë dhe kishte për qëllim të hidhte poshtë pretendimet se kishte fjetur me Shanahan në Art Basel vitin e kaluar dhe, në këtë proces, shkatërroi miqësinë e tij me Brin.
Elon gjithashtu bëri një reagim në Twitter duke thënë se këto janë totalisht të pavërteta.
“Totalisht të pavërteta”, duke shtuar me shaka se ‘nuk kishte kryer marrëdhënie për muaj të tërë’.
“Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë! Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”.
Gazeta pretendoi mes tjerash se Musk pati një përplasje të shkurtër me gruan e Brin, Nicole Shanahan në Art Basel, një ngjarje e artit në Miami, në dhjetor të vitit të kaluar.
Dyshohet se kjo e shtyu Brin, njeriun e tetë më të pasur në botë me një pasuri neto prej 95 miliardë dollarësh, të paraqesë kërkesë për divorc në janar. /Telegrafi/