CEO i kompanisë së Tesla-s, Elon Musk ka publikuar një imazh në rrjetin social X (ish-Twitter) duke vozitur kamionçinën që ende nuk ka dalë në treg, Cybertruck.
Musk tha se Tesla po teston versionet kandidate të prodhimit të kësaj kamionçine të cilët do të përshtaten brenda garazhit tuaj, transmeton Telegrafi.
Ai kishte shkrepur imazhin në fabrikën e Tesla-s në Teksas.
Just drove the production candidate Cybertruck at Tesla Giga Texas! pic.twitter.com/S0kCyGUBFD
— Elon Musk (@elonmusk) August 23, 2023
Ndryshe, prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike mund të fillojë këto muaj me dërgesat e para të kamionçinës së shumëpritur Cybertruck.
Cybertruck ishte paralajmëruar prej kohësh të dalë në treg. /Telegrafi/