Site icon Telegrafi

Elon Musk pranon se Twitter tani vlen më pak se sa gjysma e asaj që ka paguar

Drejtori ekzekutiv i Twitter Inc, Elon Musk u ka ofruar punonjësve të kompanisë së mediave sociale grante aksionesh, sipas të cilave kompania do të kishte një vlerësim prej afro 20 miliardë dollarësh.

Kështu raportoi të shtunën The Information, duke cituar një person të njohur me një email që Musk i dërgoi stafit të Twitter.

Vlerësimi i raportuar është më pak se gjysma e 44 miliardë dollarëve që Musk ka paguar për të blerë platformën e mediave sociale, duke treguar për një rënie të vlerës së Twitter, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të dërguar me email të Reuters për një koment.

Musk tha në dhjetor se Twitter është në rrugën e duhur për të qenë “përafërsisht në fund të fluksit të parave” në 2023 pasi reklamuesit kryesorë ulën shpenzimet e tyre në platformën e mediave sociale pas marrjes së miliarderit. /Telegrafi/

Exit mobile version