Videoja ku Elon Musk flet për zakonet e tij të gjumit është bërë virale në rrjete sociale.
Gjatë Konferencës së 29-të vjetore të Investimeve Baron në New York, Musk ka zbuluar se rezidencat e tij kryesore për gati tre vite nuk ishin shtëpitë, por fabrikat e Tesla-s në Nevdad dhe Fremont.
Miliarderi ka zbuluar se flinte në dysheme në një përpjekje për të motivuar punonjësit e tij, dhe për t’u siguruar se udhëheqësi i tyre ishte me ta në vend që “të pinte Mai Tai në ndonjë ishull”, përcjell Telegrafi.
“Arsyeja pse fjeta në dysheme nuk ishte sepse nuk mund të kaloja matanë rrugës dhe të flija në një hotel. Ishte sepse doja që rrethanat në të cilat ndodhesha të ishin më të këqija se të kujtdo tjetër në kompani. Sa herë që ata ndjenin dhimbje, doja që dhimbjet e mija të ishin më të mëdha”, dëgjohet të thotë Musk.
Që kur u shpërndanë, pamjet kanë grumbulluar më shumë se 542 mijë shikime. Shumë prej përdoruesve kanë lavdëruar Musk për përkushtimin ndaj punës së tij.
“Elon Musk është paksa i çuditshëm, por pikërisht kjo është arsyeja pse ai është kaq i suksesshëm”, ka shkruar një përdorues. /Telegrafi/
“The reason I slept on the floor was not because I couldn’t go across the road and be at a hotel.
It was because I wanted my circumstances to be worse than anyone else at the company. Whenever they felt pain, I wanted mine to be worse.”
– @elonmusk pic.twitter.com/wZcGvJqzk1— Tonya de Vitti (@TonyadeVitti) February 26, 2024