Dy prezantueset e njohura dhe shumë të dashura për publikun, Elita Rudi dhe Bora Zemani kanë ndarë fotografi të përbashkëta gjatë takimit tyre të fundit.
Moderatorja nga Kosova, Elita ishte prezente në rolin e opinioniste në programin e udhëhequr nga Bora, “Përputhen”.
Pas pjesëmarrjes së dytë me radhë në këtë emision, Elita postoi disa imazhe ku shihet përkrah Borës, ndërsa nuk i ka lënë anash ngacmimet për prezantuesen nga Shqipëria.
“Me zemrën e Donaldit”, ka shkruar Elita në mbishkrimin e fotos, të cilën edhe Bora e ka ri-postuar në llogarinë e saj në InstaStory.
Të dyja moderatoret dukeshin mahnitëse dhe atraktive në veshjet elegante.
Kujtojmë që javëve të fundit ka bërë bujë historia e dashurisë në mes të Bora Zemanit dhe aktorit, Donald Veshaj, i cili aktualisht është pjesë e Big Brother VIP.
Dyshja u pajtuan disa muaj pas ndarjes, në një takim romantik gjatë spektaklit të BBV. /Telegrafi/