Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës dhe njëkohësisht Drejtor i Institutit të Transfuziologjisë, Amir Elezi, ka njoftuar se do të ketë rritje të pagave në shëndetësi.
Elezi informon se kjo rritje do të realizohet qysh nga muaji dhjetor i këtij viti.
“Lajm i mirë për punonjësit në shëndetësi. Me kënaqësi ju njoftojmë se nga muaji dhjetor do të zbatohet rritja e pagave, dhe është nënshkruar aneksi i ri i kontratës kolektive, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe mirëqenies së punonjësve në shëndetësi. Shëndetësia VLEN!”, shkruan Amir Elezi.