Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës për procesin zgjedhor.
Zëdhënësi I KQZ-së, Valmir Elezi, tha para mediave se deri në ora 15:00, dalja e qytetarëve në votime është 28.32%, transmeton Telegrafi.
“Procesi po vazhdon pa probleme. Deri në ora 15;00 kanë votuar 558,246 qytetarë, apo 28.32%”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se në vitin 2021, deri në ora 15:00 kishin votuar 32% e votuesve, apo 567,934 votues.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00./Telegrafi/