Monedha e parë në botë është monedha “Electrum”.
Kjo monedhë është një aliazh prej ari dhe argjendi, e prerë në mbretërinë e Lidisë, e cila ka qenë e vendosur në pjesën jugperëndimore të Azisë së Vogël apo Turqia e sotme, rreth shekullit VII-të para epokës sonë, përcjell Telegrafi.
“Electrum” peshonte 4.71 gramë, me diametër 13 milimetra dhe trashësi 4 milimetra.
Ajo mbante në njërën anë figurën e një luani si simbol i fuqisë së pallatit mbretëror, dhe nga ana tjetër dy katrorë të gdhendur. /Telegrafi/