Site icon Telegrafi

El Pais: Spanja konfirmon se ka njohur pasaportën e Kosovës

Ministrja e jashtme e Spanjës ka konfirmuar zyrtarisht për mediat spanjolle s e ka pranuar pasaportat e Kosovës.

Gazeta prestigjioze spanjolle, El Pais ka njoftuar se MPJ e Spanjës ka konfirmuar njoftimin e zyrtarëve shtetërorë të Kosovës se vendi Iberik tashmë zyrtarisht pranon si të vlefshme pasaportat e Kosovës, pavarësisht faktit se nuk e njeh pavarësinë e shtetin e shpallur në vitin 2008

El Pais kujton se Liberalizimi i vizave për Kosovën u miratua nga Këshilli Evropian marsin e vitit të kaluar dhe nga Parlamenti Evropian një muaj më vonë.

Megjithatë, Komisioni paralajmëroi në atë kohë se Spanja ishte përjashtuar nga ky vendim duke mos njohur vlefshmërinë e pasaportave të lëshuara nga autoritetet kosovare.

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, José Manuel Albares, than ë atë kohë se “Spanja ka një politikë të mosnjohjes ndaj Kosovës dhe se në këtë rast përfshinë edhe mosnjohjen e pasaportave kosovare”.

Lexo po ashtu Gërvalla: Spanja i njohu pasaportat e zakonshme të Kosovës që nga 1 janari 2024

Ministria spanjolle e Punëve të Jashtme pasi ka konfirmuar pranimin e pasaportës kosovare në doganën spanjolle, nuk ka shpjeguar për El Pais arsyet që kanë çuar në këtë vendim, që tashmë implikon edhe ndryshimin e disa rregulloreve.

Viteve të fundit, qeveria spanjolle e ka kushtëzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës me një marrëveshje që Kosova do ta kishte me Serbinë, por ka siguruar se nuk do të pengonte afrimin e shtetit të ri me Bashkimin Evropian.

Qeveria Spanjolle ka pranuar pjesëmarrjen e autoriteteve kosovare në samitet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, por duke u përjashtuar flamujt dhe shenjat dalluese të shtetit të Kosovës.

I fundit nga këto samite u mbajt më 13 dhjetor në Bruksel, nën Presidencën spanjolle të Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version