Magjia e zezë apo siç njihet në zakonin popullor ‘sehir’ është përdorimi i fuqisë së mbinatyrshme për qëllime të liga dhe për të kryer praktika keqdashëse për të shkatërruar dikë fizikisht ose mendërisht.
Praktika e magjisë së zezë nuk është diçka e re duke qenë se është praktikuar prej brezash.
Por a e ekziston në vërtetë magjia e zezë, si qëndron e vërteta?
Magjia e zezë është e kundërta e realizimit të një mrekullie (e quajtur edhe magji e bardhë). Mrekullitë ndodhin kur dikush e vendos besimin e tij ose të saj në univers dhe kryen rituale që diçka pozitive të ndodhë. Ndërsa magjia e zezë ndodh kur dikush vendos të njëjtin besim të fortë në univers dhe përdor energjinë e tij për të bërë diçka negative. Përdorimi i magjisë për nevojat tuaja egoiste ose për t’u bërë dëm të tjerëve, kjo është magji e zezë.
Në praktikë, magjia e zezë shpjegohet si një ritual në të cilën praktikuesit e saj studiojnë forcat dhe energjitë për të krijuar rezultatet e dëshiruara.
Ata besojnë se elementët natyrorë mund të përdoren për të krijuar ose dëmtuar emocionalisht njerëzit.
Por si funksionon dhe si ndikon tek njerëzit?
Disa thonë se efektet e magjisë së zezë janë gjegjësisht psikologjike, nëse ekziston energjia pozitive ekziston edhe ajo negative.
Në shumicën e rasteve është mendja e juaj ajo që ju çmend, kështu dikush tjetër nuk ka nevojë të bëjë magji të zezë për t’iu bërë keq.
Nëse dilni nga shtëpia dhe keni parë elemente që dikush mund t’ju ketë bërë magji, do të sëmureni, gjithçka negative do t’ju ndodhë për shkak të një frike të caktuar që mund ta keni.
Asnjë magji e zezë nuk është bërë. Vetëm disa simbole që tregojnë se kjo duket të jetë një lloj magjie e zezë që shkatërrojë mendjen tuaj.
Kështu në shumicën e rasteve është thjesht psikologjike. Edhe nëse vërtetë dikush mund t’ju ketë bërë magji, vetëm 10 për qind e asaj mund të jetë e vërtetë. Pjesa tjetër është se si ju mendoni dhe ndiheni.
Prandaj vjen me simbolikë. Ata që ju bëjnë magji e kanë kuptuar ndikimin e psikologjisë tek ju. Pasi të krijohet ajo simbolikë, ju thjesht shkatërroni veten.
Si të hiqni magjinë e zezë?
Ju thjesht nuk duhet të shqetësoheni për ato gjëra, madje as nuk duhet t’i mendoni nëse doni t’i hiqni nga jeta e juaj.
Mbani fokusin tuaj në jetë dhe vazhdoni tutje përpara. /Telegrafi/