Site icon Telegrafi

Ekzekutohet tjetër shqiptar, Bledar Muça vritet në Belgjikë

Një tjetër shqiptar është vrarë në një atentat. Ngjarja në Belgjikë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ku i është bërë atentat Bledar Muçës.

Ky i fundit ka mbetur i vdekur si pasojë e këtij atentati.

Muça nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapja, pjesë e një grupi kriminal në Elbasan.

Bledar Muça është dënuar me dy vite burgim për përplasjen me armë me agjentet e policisë në Elbasan.

Lexo po ashtu Ergys Dashi, viktima e katërt shqiptare e narkotrafikut në Amerikën Latine

Muça u gjend i pajetë në një lagje të Antwerpit, ku policia lokale fillimisht mendoi se kishin të bënin me një shtetas anglez për shkak të pasaportës angleze që Muça dispononte.

Por më pas nga hetimet u mësua se origjina e viktimës ishte pikërisht Elbasani./Ora News

Exit mobile version