Site icon Telegrafi

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 eurosh edhe për fëmijët.

“Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Më parë Murati tha se janë ekzekutuar edhe shtesat për pesë kategori të pensionistëve.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç në muajin dhjetor./Telegrafi/

Exit mobile version