Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të Epopesë së Jezercit, në Galerinë e Arteve në Ferizaj gjatë fundjavës është hapur ekspozita me fotografi dhe me relikte nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shënimit të Epopesë së Jezercit i parapriu ekspozita me piktura kushtuar dëshmorit artist, Gursel Sylejmani. Kjo ekspozitë u hap nën ritmet e këngës “Baladë për mikun”. Aty, artistë, drejtues politikë e institucionalë, miq e familjarë të dëshmorit të kombit Sylejmani, panë punimet që mbartin idilin e lirisë.
Ekspozita me fotografi do të jetë e hapur për disa ditë. /Zeri/