Site icon Telegrafi

Ekspozimi i reperes amerikane me rroba banje që mori kritika për dukjen e saj

(Foto: Instagram/lizzobeeating)

Reperja amerikane, Melissa Jefferson, e njohur më mirë si Lizzo, ka publikuar fotografi, në të cilat shfaqet me rroba banje dhe ka shkaktuar një ortek komentesh në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Lizzo vodhi vëmendjen në “Brit Awards 2023” me fustanin interesant ngjyrë rozë

“Ajo padyshim nuk është e kënaqur me peshën e saj, sepse vazhdimisht flet se si është e lumtur në lëkurën e saj. Vishu dhe ji e lumtur, ne nuk duam të dimë se si duket trupi jot”.

“Kjo femër nuk është tërheqëse. Ajo kurrë nuk do t’i bëjë njerëzit mendojnë ndryshe”.

“Do ta printoj këtë fotografi dhe do ta vendos në frigorifer që ta shoh sa herë që shkoj për ta tepruar me ushqim” – janë vetëm disa nga ofendimet që ajo ka marrë.

 

Lizzo ka theksuar gjatë gjithë kohës se nuk i vjen turp për peshën e saj dhe vazhdimisht inkurajon femrat e tjera që të ndihen rehat në lëkurën e tyre.

Lexo po ashtu Nga Lil Kim, Cardi B e deri te Nicki Minaj - 10 veshjet më ikonike ndër vite të repereve në Met Gala

“E di që nuk jam i vetmi person që marr ofendime në internet. Shumë gjimnazistë ngacmohen nga bashkëmoshatarët e tyre dhe nuk dinë si t’i kapërcejnë problemet. Nëse më shohin duke u përballur me sukses, ndoshta do ta kuptojnë se edhe ata mund të kenë sukses në të”, është shprehur ajo.

Në tetor të vitit të kaluar, ajo lansoi një linjë të modës të quajtur Yitty, me veshje për femrat me linja të holla, por edhe për ato më të plota. /Telegrafi/

Exit mobile version