Site icon Telegrafi

Ekspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza

Në momentet kur fëmijët ndihen të mërzitur, gjetja e fjalëve të duhura mund të jetë çelësi për t’i qetësuar ata.

Megjithatë, prindërit ndonjëherë mund të ndihen konfuz në situata të tilla. Për fat të mirë, edukatorja e prindërve, mamaja dhe psikologia, Jaimie Bloch, ndanë disa këshilla.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo theksoi pesë fraza që mund të qetësojnë një fëmijë të mërzitur.

Frazat janë si në vijim:

“Është në rregull të jesh i mërzitur”: Është mirë ta shpërfaqësh ata që ndjenë. Do të ndihesh më mirë sapo kjo ndjenjë të kalojë.

“Unë të dëgjoj”: Është e vështirë për ty tani. Nuk po shkoj në asnjë vend.

“Është normale të ndihesh kështu”.

“Nuk mund ta kontrollojmë kur këto emocione fillojnë dhe mbarojnë”: Por të gjitha ndjenjat kalojnë. Kjo ndjenjë e vështirë do të kalojë dhe ti do të ndihesh mirë përsëri”.

“E shoh që është e shumë e vështirë tani”: Të bëjmë një pushim bashkë. Merr frymë thellë. Ulu ose gjej një vend për të qëndruar, pauzo për një moment dhe lejo që kjo ndjenjë të kalojë. /Telegrafi/

Exit mobile version