Site icon Telegrafi

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Dy persona u arrestuan të mërkurën në Ferizaj nën dyshimin për spiunazh. Shtetasit kosovarë Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani, u arrestuan pas një hetimi disamujor nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në.

Lidhur me këtë rast, eksperti i sigurisë Drizan Shala ka shkuar se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin dhe ruajtur sigurinë e Kosovës.

“Arrestimi i spiunëve kosovarë mesazh për politikën e Beogradit dhe të gjithë që veprojnë njësoj! AKI dëshmoi se është në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin dhe ruajtur sigurinë e Kosovës. Sot dhe nesër jemi të sigurt, por nga ky veprim edhe e ardhmja është tregues se do të jetë e sigurt”, ka shkruar Shala në Facebook.

Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për arrestimin e dy personave për spiunazh, të njëjtit janë shtetas kosovarë

Shala ka shkruar se ne duhet t’i besojmë sistemit tonë të sigurisë që hodhëm themelet në vitin 1999, e pastaj e zyrtarizuam në vitin 2008 dhe të cilin e forcuam gjatë viteve deri më sot.

“Faleminderit: Heronjtë tanë të heshtur”, ka shkruar Shala.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version