Ish-portieri, Shaka Hislop, e ka paralajmëruar Liverpoolin rreth ri-transferimit të Philippe Coutinhos nga Barcelona, duke thënë se ai mund të dështojë si Alexis Sanchez te Manchester United.
Hislop, që tani punon si ekspert i futbollit në ESPN, ka deklaruar se anësori brazilian nuk e ka gjetur vetën te skuadra katalonase, andaj do të jetë shumë e vështirë të luajë me Mohamed Salahun, Roberto Firminon dhe Sadio Manen.
“Barcelona e ka transferuar tashmë Antoine Griezmannin, e kjo do të thotë se nuk ka vend për Coutinhon në skuadër”, ka thënë fillimisht ish-portieri i Newcastle United.
“Në media kam dëgjuar se Liverpooli po mendon ta kthejë atë në skuadër. Nuk e di se ku mund të luajë ai. Nuk do të jetë si hera e parë për të, ata rrezikojnë shumë nëse e rikthejnë”.
“Ai do të ketë punë me lojtar si Salah, Mane dhe Firmino, që aktualisht janë komponuar shumë mirë. Do të jetë e vështirë për Coutinhon nëse rikthehet në Anfield”, ka shtuar më tej Hislop.
Ditë më parë Jurgen Klopp ka mohuar se braziliani mund të rikthehet te Liverpooli, pasi sipas tij ata kanë plane të tjera. /Telegrafi/