Konsumimi i ushqimeve të gabueshme, mund të shkatërrojë libidon duke shkaktuar letargji apo përgjumje, uljen e nivelit të testosteronit dhe zvogëlimin anormal të prodhimit të spermës.
Më poshtë, janë publikuar disa ushqime, për të cilat ekspertët pretendojnë se janë të këqija për libidon, transmeton Telegrafi.
MISHI I KUQ
Disa lloje të mishit të kuq, përmbajnë hormone shtesë, të cilat mund të çrregullojnë balancën e hormoneve, nëse hahet në sasi të mëdha.
FARAT E SOJËS
Janë një burim i madh i proteinave, por konsumi i madh i farave të sojës, mund të ulë potencialin seksual, duke ulur nivelin e testosteronit dhe zbritjen e nivelit të spermës.
GOMAT PËR NGRËNIE
Kjo bimë zakonisht përdoret tek ëmbëlsirat, çajrat herbale dhe pije të ndryshme. Megjithëse e shijshme, përmban phytoestrogen, që ulë testosteronin në trup dhe dobëson dëshirën seksuale.
ALKOOLI
Në përgjithësi, alkooli nuk i bën asgjë libidos suaj. Sidoqoftë, pirja e shpeshtë ndikon në ereksion dhe në orgazëm. Pirja e tepërt ju bën edhe të përgjumur, gjë që ndikon në atmosferën në shtrat.
KININA
Kjo materie zakonisht përdoret në pije siç është toniku, për t’i dhënë shijen e veçantë të hidhur dhe të freskët. Për fat të keq, është zbuluar se ndikon negativisht në libido, andaj mendoni dy herë para se të pini sonte xhin me tonik.
ÇOKOLATA
Është afrodiziak i njohur, absolutisht e këndshme e mbushur me anandamide dhe phenylethylamine, dy përbërës që e nxisin trupin, të çliroi hormonin e lumturisë. Sidoqoftë, megjithëse hormonet e lumturisë janë të shkëlqyera, kakao përmban methylxantine, që nxitë përgjumje dhe libido më të ulët.
MENTA
Mund të ju duket çudi që edhe kjo bimë gjendet në këtë listë, po ja që është një ndalues i madh i epsheve, posaçërisht tek meshkujt. Mentoli që gjendet në mentë, e ulë testosteronin duke bërë që të shuhen epshet.
USHQIMET E FËRGUAR
Përpos që janë të dëmshme për organizëm, ushqimet e fërguara ndikojnë edhe në uljen e libidos. Yndyrat që lirohen nga fërgimi, ndikojnë në zvogëlimin dhe ngadalësimin e rrjedhës së spermës tek meshkujt dhe ndërhyjnë në ngjizjen tek femrat. /Telegrafi/