Site icon Telegrafi

Ekspertët: Formimi i qeverisë, zgjidh përfundimisht krizën

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare shprehen të ndarë rreth zgjidhjes përfundimisht të krizës së stërzgjatur politike dhe zhbllokimit të proceseve euro-atlantike. Për Ismet Ramadanin nga Këshilli Euro-atlantik formimi i qeverisë do t’ jap fund ngërçit politik ndërsa me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar do të përshpejtohet edhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Maqedonia do të dal nga kriza me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë, me ndihmën e forcave progresive. Në asnjë mënyrë nuk duhet mos të kemi parasysh faktorin shqiptarë, i cili në këtë radhë dhe krejt këto ngjarje që ndodhin po sillet mirë, respektivisht po i përmbahet kërkesave të ndërkombëtarëve por edhe të qytetarëve dhe bashkë me forcat progresive dhe Zoran Zaev si mandatar, respektivisht nesër si kryeministër, me një përkrahje të fuqishme të ndërkombëtarëve, Maqedonia do të përshpejton hapat drejt integrimeve euroatlantike”, dekalroi për Alsat-M, Ismet Ramadani, Këshilli Veri-atlantik i RM-së.

Por qëndrim plotësisht të kundërt shpreh ish diplomati Risto Nikovski. Sipas tij kriza jo vetëm që nuk është zgjidhur por pritet të thellohet akoma më shumë ndërkohë që vlerëson se dyert BE dhe NATO për Maqedoninë mbeten të mbyllura.

“Pas vitit 2008 dhe Samitit në Bukuresht, Maqedonia është e bllokuar, shantazhuar dhe nën ultimatum. Njëherë të ndërrohet emri dhe pastaj anëtarësimi. Sipas kësaj dhe gjatë tërë kësaj kohe, sot e 9 vite, dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë janë krejtësisht të mbyllura. Këtë duhet ta dimë dhe është dyfytyrësi dhe hipokrizi e madhe është kur faktori perëndimorë të cilët çdo ditë përzihen në punët tona, dhe dëshmojnë se Maqedonia duhet të kthehet në rrugën e euro integrimeve”, tha ish-ambasadori Risto Nikovski.

Faktori ndërkombëtar ka përsëritur disa herë tashmë thirrjen për formimin e shpejtë të qeverisë dhe zbatimin e reformave urgjente prioritare në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë rrugën e saj euro-atlantike.

Exit mobile version