Site icon Telegrafi

Eksod te Prishtina: Largohen nëntë lojtarë dhe dy trajnerë

Prishtina ka bërë të ditur zyrtarisht se nga skuadra e tyre janë larguar gjashtë futbollistë dhe dy trajnerë.

Klubi nga kryeqyteti po fillon në epokë të re, ndërsa do të fillojë në këtë verë ndërtimin e skuadrës.

Për ta bërë këtë, Prishtina kë bërë të ditur se nuk ka vazhduar bashkëpunimin me Mergim Pefqelin, Muhamed Useinin, Genc Hamitin, Hasan Hysenin, Kushtrim Gashin, Egzon Sinanin dhe Kreshnik Ukën.

Me marrëveshje të dyanshme bashkëpunimi është ndërprerë edhe me Albion Kurtajn, Ermal Veliqin dhe Butrint Bulliqin.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Prishtinës (pa ndërhyrje) të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook:

Njoftojmë që pas skadimit të kontratave nuk kemi vazhduar bashkëpunimin me futbollistët, Mergim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka si dhe trajnerëve Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu

Ndërsa, me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi me Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi

FC Prishtina u është mirënjohëse gjatë angazhimit në ekipin tonë, i falënderojmë përzemërsisht dhe u urojmë sukses në vazhdim të karrierës. /Telegrafi/

Exit mobile version