Labeli i njohur P.I.N.T së shpejti do të sjellin në treg albumin e tyre më të ri me titull “United State of Albania”.
Reperi i labelit, MC Kresha në një intervistë për Telegrafin, ka folur gjerë e gjatë rreth këtij albumi, duke zbuluar detajet nga realizmi i tij.
“Albumi ‘United States of Albania’ është albumi më i ri në përgatitjet i labelit PINT, gjegjësisht produkt i StrikeBeatz dhe K-Master në bashkëpunim me neve, por edhe me shumë artistë të tjerë. Realisht projekti ka filluar të punohet rreth një vit e pak, por për asye shumë të ndryshme është dashur të zgjatet. Shkaku ka qenë që shumica prej nesh jemi të zënë edhe me projekte të tjera, të ndryshme, por besoj që do ia dalim që të kënaqim veshin e dëgjuesve”, tha MC Kresha për Telegrafin.
Në vazhdimin e bisedës, reperi tregoi edhe se pse kanë vendosur që t’ia lënë emrin kaq nteresant albumit, duke e titulluar “United States of Albania”.
“Sepse ky emër paraqet Shqypninë e Bashkume, e sidomos në fushën artistike si element kyç në afrimin tonë ndërkombëtar”.
Por, sa këngë ka gjithsej dhe kur pritet që fansat ta kenë në dorë këtë album?
“Saktë në numër s’mund të them se sa këngë ka, sepse nuk e dimë saktë askush, por besoj që do të ketë këngë mjaft dhe do të ketë edhe bashkëpunime siç e thash edhe më lartë. Ndërsa për datën e lansimit, së shpejti do të vijmë me një lajm prononcues rreth tij”, tregoi më tej reperi për Telegrafin.
Në vazhdimin e bisedës, i pyetur se cila këngë është e preferuara e tij, reperi dha një përgjigje mjaft interesante.
“Nuk e di, thjeshtë secila këngë e ka vendin e vet në menynë e secilit prej nesh, dhe besoj që publiku e vlerëson vetëvetiu, dhe e mira është që do të ketë shumë këngë brenda këtyij albumi. Për momentin, është një këngë e Elinelit brenda në album, që e pëlqej shumë dhe quhet ‘Bizele'”, tha MC Kresha.
Për fund, 33 vjeçare tregoi pak nga angazhimi i PINT në përgjithësi, duke treguar se vazhdojnë të jenë aktivë me koncerte, gjë që po i lë pak anash me punimin e klipeve.
“Jemi shumë të angazhuar me koncerte, aq shumë sa që s’po na bjen kohë e lirë me i realizu klipet që i kemi në plan si pjesë promovuese e këtij albumi pasues, por do ia arrijmë gjithsesi. E rëndësishme është që publiku të vahdojë të dëgjojë hip-hop të vërtetë”, përfundoi MC Kresha. /Telegrafi/