Site icon Telegrafi

Ekskluzive – Ky është refreni i këngës së re të Ledrit

Ledri Vula do të lansojë sot në ora 12:00 projektin e ri të tij në një koncert falas për të gjithë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Vetëm disa orë pasi Telegrafi raportoi në mënyrë ekskluzive për koncertin dhe promovimin e këngës së re, ishte vet këngëtari që konfirmoi këto informacione.

Telegrafi ka mësuar po ashtu një pjesë të tekstit, të refrenit të këngës që do të titullohet “Kings”.

“Thirrem qysh e ki ma leht, ndaq thirrem king, ndaq thirrem mbret”, është pjesë e refrenit të këngës së re të Ledrit.

Projekti sipas burimeve të Telegrafit është përfunduar shumë kohë më parë.

Në këtë projekt gisht ka pasur hitmejkeri i njohur, BigBang nga shtëpia e hiteve RedBox.

Telegrafi do t’iu sjellë informacionet më të reja, ashtu sikurse premierën e videoklipit. /Telegrafi/

Exit mobile version