Kandidati i Nisma Socialdemokrate ka fituar garën e balotazhit për kryetar të Malishevës.
KQZ-ja ka përfunduar numërimin e votave për këtë komunë, sipas të cilave Ekrem Kastrati do të jetë kryetar i ri.
Ai ka marrë 53.19 për qind të votave ose 10.394 të votave, ndërsa Isni Kilaj nga PDK-ja ka marrë 46.81 për qind ose 9.147 vota.