Site icon Telegrafi

Ekipi i boksit udhëtoi drejt Malit të Zi për Kampionatin Evropian të të Rinjve

(Foto: Facebook/KOK)

Ekipi i Kosovës në boks për grupmoshat e reja, ka udhëtuar sot (e enjte) drejt Budvës së Malit të Zi.

Në shtetin fqinj, prej 12 deri më 13 nëntor 2020 mbahet Kampionat Evropian i të Rinjve 17-18 vjeçarë.

Kosovën e përfaqësojnë tre boksierët: Luar Aliu (-56 kg), Çlirim Berisha (-91 kg) dhe Remzo Mustafiq (-91 kg).

Përzgjedhësi Shefki Bogujevci pret medalje nga boksierët e tij, thuhet në një njoftim në faqen e KOK-ut në Facebook.

Exit mobile version