Telegrafi

Ekipi Apeks kualifikohen në turneun e CS:GO – ESL Pro League

(Foto: HLTV)

Pas fitores ndaj ekipit Spirit Academy në finale, Apeks janë kualifikuar tutje në ESL Pro League.

Dy skuadrat u përballën në finalen e ESL Challenger League, në një ndeshje me format ‘Bo5’.

Pas pesë mapave përplot emocione dhe me rezultate të ngushta, në fund fitues dolën ekipi Apeks me rezultat të përgjithshëm 3-2 me mapa.

Pas kësaj fitore ata janë kualifikuar për sezonin e 18 –të të ESL Pro League, ku garojnë disa nga skuadrat më të mira të botës.

Apeks janë duke vazhduar formën e tyre të mirë që nga Majori i Parisit, ku befasuan duke shkuar deri në gjysmëfinale.

Gjithashtu pas kësaj fitoreje Apeks morën me vete edhe një çmim prej 20.000 dollarësh. /Telegrafi/