Site icon Telegrafi

Eileen Devitt në krye të USAID-it në Kosovë, ambasadori amerikan i uron mirëseardhje

Eileen Devitt ka marrë detyrën si drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë, ka bërë të ditur ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Teksa i ka uruar mirëseardhje, Hovenier ka thënë se përvoja e Devitt do t’i shërbejë shumë ekipit të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Kam kënaqësinë të mirëpres anëtarin e fundit të lartë në ekipin tonë në Kosovë. Eileen Devitt na bashkohet si drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë. Udhëheqja dhe përvoja e Eileen do të na shërbejnë shumë pasi USAID vazhdon të avancojë zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori në rrjetin social “X”.

Në emër të popullit amerikan, USAID-i promovon dhe demonstron vlera demokratike jashtë vendit si dhe avancon një botë të lirë, paqësore dhe të prosperueshme.

Objektivi i USAID-it është të mbështesë partnerët që të bëhen të vet-qëndrueshëm dhe të aftë për t’i udhëhequr rrugëtimet e tyre zhvillimore, duke zvogëluar shtrirjen e konfliktit, parandaluar përhapjen e sëmundjeve pandemike dhe kundërvepruar ndaj nxitësve të dhunës, paqëndrueshmërisë, krimit transnacional dhe kërcënimeve tjera ndaj sigurisë. /Telegrafi/

Exit mobile version