Site icon Telegrafi

Egla Ceno flet pas BBVA: Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi

Me nisjen e emisionit “Goca dhe Gra”, një prej moderatoreve, Egla Ceno, është rrëfyer lidhur me eksperiencën e saj në BBVA 3, nga ku doli dhe fituese e atij edicioni.

Aktorja u shpreh se do të kishte dashur që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë.

“Katër muaj e gjysmë, një eksperiencë e ngjeshur, ndodhin shumë gjëra. Me fjalë nuk shpjegohet dot, Brenda një dite aty ndodhin gjëra sa për një vit jashtë, në mendjen e njeriut. Këtë vit ka qenë e forte për mendimin tim, pak e dhunshme”, tha Egla.

Foto: Screenshot/YouTube

“Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri”.

“Do të doja që në atë shtëpi të kishte dy ose tre Heidi”.

Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat”, përfundoi Egla Ceno. /Telegrafi/

Exit mobile version