Site icon Telegrafi

Eggs Benedict

US writer, actor and film director Woody Allen. (Photo by Evening Standard/Getty Images)

Nga: Woody Allen

Kisha disa ditë që ndieja një dhimbje të vogël. Vinte diku aty nga fundi i toraksit. Isha i sigurt që kishte të bënte me stomakun… patjetër djegie stomaku. Gruaja ime di të gatuajë vetëm një gjellë: mish pule me lëng Himmler. Unë e quaj recetë kuzhine naziste.

Nuk doja të shkoja te doktori. Të paguaja 20 dollarë kot për të konfirmuar që ishte një aciditet banal stomaku?

Takoj rastësisht mikun tim Eggs Benedict dhe në bisedë e sipër marr vesh se edhe ai kishte një dhimbje që i vinte nga fundi i toraksit. Pak a shumë të njëjtat simptoma të dhimbjes sime. I mbush mendjen të shkojë te doktori dhe ai ashtu bën. Rezultati: djegie stomaku. 25 dollarë kishte paguar, për një vizitë pesë minuta. I kënaqur që kurseva 25 dollarë, përshëndetem me Eggsin dhe kthehem në shtëpi.

Pas dy ditësh, e marr në telefon për ta pyetur si u bë, kur e ëma e tij më jep lajmin tragjik: Eggsi kishte vdekur!

I llahtarisur, i hipi taksisë dhe me një frymë në spital. Bëj të gjitha analizat dhe kontrollet që më këshilloi doktori. 110 dollarë më kushtuan. Rezultati: djegie në stomak.

Dal dhe shkoj të ngushëlloj nënën e Eggsit. “Vuajti shumë?”, e pyes. “Jo”, më tregon, “vdiq menjëherë. E shtypi një makinë”.

Exit mobile version