Të shtunën në Big Brother VIP Albania ka pasur dy eliminime.
Pas Xhonatanin, nga shtëpia është larguar Efi, si më pak e votuara nga publiku në televotimin e dytë të mbrëmjes.
Efi përndryshe nuk ka as biletë kthimi, pasi biletën e saj e kishte shfrytëzuar Mikela kur kishte dalë (me të cilën kishte hyrë si një konkurrent i vetëm në fillim).
Në nominim kanë qenë Kiara, Efi dhe Luizi – ky i fundit shpëtoi i pari si më pak i votuar nga publiku për të dalë.
Që të tre konkurrentët e lartpërmendur të shkonin në nominim vendosi Deamishel, si fituese e lojës së inteligjencës e cila ishte organizuar gjatë javës.
Ajo dha si arsye faktin se me të tre ka pasur shumë kontradikta dhe se përkundër sjelljes së mirë ndaj tyre, jo e njëjta ka ndodhur edhe nga ana e Luizit, Kiarës dhe Efit. /Telegrafi/