Site icon Telegrafi

Efekti i masturbimit në shëndet: efektet anësore dhe përfitimet

Në sasi normale, masturbimi është i shëndetshëm. Por çdo ekzagjerim mund të ketë pasoja të padëshiruara

Nuk jeni i sigurt nëse po e ekzagjeroni? Kontrollojeni!

Pavarësisht se sa e njohur mund të tingëllojë për ju fjala masturbim, me njohuritë e duhura mund të përjetoni kënaqësi krejtësisht të paharrueshme.

Sigurisht që të gjitha këto teknika nuk do të ishte më keq t’i praktikoni me partnerin tënd, transmeton Telegrafi.

Masturbimi është një sjellje shumë e zakonshme, madje edhe te njerëzit që bëjnë seks me partner. Sipas studimeve të caktuara, 95% e meshkujve dhe 89% e femrave pranojnë se masturbojnë.

Masturbimi është akti i parë seksual që përjetojnë shumica e meshkujve dhe e femrave. Te të rinjtë, masturbimi është një pjesë normale e hulumtimit të trupit gjatë adoleshencës.

Shumica e njerëzve vazhdojnë të masturbojnë edhe kur të rriten, ndërkaq shumica e bëjnë këtë në pjesën më të madhe të jetës së tyre.

A duhet të masturbojmë apo jo?

Sipas “The Independent”, duhen hedhur poshtë mitet qesharake se masturbimi është i turpshëm, apo se mund të shkaktojë sëmundje deri te verbimi.

Prekja e organeve gjenitale duhet ç’dramatizuar, sepse ai është një proces normal dhe ndodh që kur bebet janë në barkun e nënës, si dhe në faza të shumta të jetës së njeriut.

Për gratë, masturbimi mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të qafës së mitrës dhe infeksionet e traktit urinar.

Prekja shtendos qafën e mitrës dhe kështu që zhvendos mukozën e mitrës. Kjo mundëson qarkullimin e lëngjeve, duke i mundësuar atyre (lëngjeve të mitrës) largimin e plot baktere që eliminohen.

Masturbimi mund të pakësojë dy lloje diabetesh, të ulë pagjumësinë përmes çlirimit hormonal dhe të tensionit.

Për burrat, masturbimi ndihmon në zvogëlimin e kancerit të prostatës, ndoshta duke i dhënë prostatës një shans që të nxjerrë jashtë agjentët e mundshëm kancerogjenë dhe toksinat.

Sa duhet të zgjasë masturbimi?

Loja dhe paraloja mund të zgjasin nga një minutë deri sa të lodhet dora. Zakonisht procesi i masturbimit mbaron me orgazëm, por jo gjithmonë përjetojmë të tillë kështu që nëse nuk ndodh nuk duhet ta forcojmë. Mëso se çfarë të pëlqen dhe shijo procesin.

Mos harro që ky është një aktivitet që i dedikohet totalisht kenaqësisë tënde personale, kështu që qëndro aty ku e ndjen veten mirë dhe të pëlqen.

Efektet që masturbimi i tepërt i shkakton trupit

Për funksionimin normal të trupit, masturbimi është thelbësor. Megjithëse masturbimi mund të ndihmojë një person me përfitime si heqja e stresit, mund të jetë gjithashtu një kërcënim për funksionimin normal të trupit.

Ndjenja e mirë që dhuron masturbimi vjen bashkë me një dhuratë…pra me efektet e saj anësore.

Mungesa e ereksionit: Mosfunksionimi i ereksionit është ana më e dukshme të efekteve të masturbimit.

Ejakulim i parakohshëm: Masturbimi i tepërt është i lidhur me ejakulim të parakohshëm. Meshkujt e kanë jashtëzakonisht të vështirë për të kontrolluar lirimin e spermës nëse ata masturbojnë shumë.

Ndikon në jetën seksuale: Meqë shumë masturbim e dëmton kënaqësinë, ai ka kapacitetin për të shkatërruar plotësisht jetën tuaj seksuale.

Bën që të ndiheni të përgjumur: Masturbimi i shumtë gjithashtu liron dopaminën e tepërt në tru, prandaj, kjo ju bën të ndiheni të përgjumur.

Rënie e flokëve: Po, masturbimi i tepruar shkakton humbjen e flokëve te meshkujt. A masturboni më shumë se 5 herë në javë? Më në fund e gjetët arsyen për rënien e flokëve.

/Telegrafi/

Exit mobile version