Site icon Telegrafi

Efekti befasues i jogurtit në sistemin imunitar dhe luftimin e inflamacioneve

(Foto: Food Navigator)

Shumë njerëz konsumojnë jogurt, sepse janë të vetëdijshëm për përfitimet nga kalciumi, probiotikët dhe proteina të larta deri në lehtësinë e marrjes së një mase kur keni nevojë për diçka të shëndetshme, mbushëse dhe të shpejtë.

Një nga shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me jogurtin e qumështit është se, ashtu si me disa produkte të tjera të qumështit, është menduar se shkakton inflamacion në trup, i cili mund të çojë në disa infeksione, sëmundje dhe çrregullime.

Një studim izraelit tani ka zbuluar se probiotikët që ndodhen në jogurt, në të vërtetë mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të forcojnë sistemin imunitar – shkruan Eat This.

(Foto: Dairy Reporter)

Për njerëzit që e konsiderojnë jogurtin një ushqim të shëndetshëm dhe të besueshëm, tash ka lajme interesante. Gjegjësisht, dy studiues që kanë kryer një studim universitar në Izrael, kanë zbuluar se molekulat nga probiotikët e jogurtit ulin ndjeshëm nivelin e infeksionit me agjentin që shkakton kolerën.

Në një studim të mëvonshëm, shkencëtarët zbuluan se të njëjtat molekula gjithashtu vepronin si një forcë anti-inflamatore kundër disa modeleve të sëmundjeve virale duke përfshirë këtu ndihmesën që mund t’u japë edhe pacientëve me COVID-19.

(Foto: NutraIngredients-Asia)

“Hulumtimi ynë nxjerr në pah për herë të parë mekanizmin me të cilin probiotikët e fermentuar me qumësht mund të mbrojnë kundër infeksioneve patogjene dhe të ndihmojnë sistemin imunitar”, ka thënë profesori Raz Jelinek, nënkryetar i kërkimit dhe zhvillimit në Universitetin Ben Gurion në Negev.

Kjo ndoshta do të çojë në kërkime të reja për një kuptim më të madh, por ndërkohë, gjetjet e këtij studimi mund të jenë një arsye tjetër pse duhet të konsumoni jogurt. /Telegrafi/

Exit mobile version