Të gjithë mund të pajtohemi me faktin se seksi është aktivitet i mahnitshëm. Por, shumica prej nesh kalojmë në faza ku mungesa e seksit na bën të ndryshojmë
Ka shumë njerëz të cilët futen në një fazë ku thjesht nuk duan seks për shumë arsye. Në njërën anë duan seks, por në anën tjetër më shumë preferojnë të shikojnë Netflix.
Ka tjerë që duan të takohen me një djalë apo vajzë të mirë, por në anën tjetër preferojnë më shumë të rrinë me shoqëri.
Ju mund të keni dëshirë të dashuroheni, por ndoshta thjesht përtoni të merreni me gjepurat që i sjell një lidhje dhe kështu mbeteni pa seks, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa prej gjërave negative që i ndodhin trupit kur nuk bëni seks rregullisht.
Sistemi i imunitetit dobësohet
Seksi i rregullt është përforcues i sistemit të imunitetit, ndërkaq e rritë edhe aftësinë për t’i luftuar sëmundjet.
Hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë seks rregullisht kanë një përqendrim më të lartë të antitrupave sesa ata që nuk bëjnë seks.
Seksi ju bën më të mençur
Studimi nga universiteti Maryland ka zbuluar se, te minjtë, seksi i rregullt i ka bërë ata më të mençur, ku ua ka përmirësuar performancën mendore dhe ua ka rritë prodhimin e neuroneve që ndihmojnë në kujtimet afatgjata.
Nëse nuk jeni duke bërë seks mjaftueshëm, funksioni i neuroneve jo domosdoshmërish është duke iu zvogëluar, por thjesht nuk është duke u përmirësuar.
Beqaria e dobëson fshikëzën e urinës
Seksi është i mahnitshëm për muskujt që ju ndihmojnë ta duroni urinën.
Nëse nuk jeni duke bërë seks, atëherë ata muskuj dobësohen, që nënkupton se keni një fshikëz më të dobët të urinës.
Për t’i forcuar ata muskuj, ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime Kegel.
Mungesa e seksit krijon stres
Në studime të panumërta është dëshmuar se seksi i rregullt e liron stresit; dhe një studim i vitit 2006 në revistën ‘Biological Psychology Journal’ ka zbuluar se njerëzit që bëjnë seks kanë shtypje normale të gjakut, nivele më të ulëta të stresit deh ankthit, e gjithashtu reagojnë më të qetë në situata të ndryshme.
Toleranca për dhimbje ju dobësohet nëse nuk bëni seks
Seksi e liron oksitoksinën, hormon i cili ndihmon në lidhjen emocionale mes dy personave, por edhe në lehtësimin e dhimbjeve.
Thënë më thjeshtë, oksitoksina është aspirina e natyrës! Nëse vuani nga dhimbjet kronike si ato të shpinës, menstruacioneve, etj., atëherë seksi dhe orgazma mund t’ju ndihmojnë t’i lironi dhimbjet e tilla. /Telegrafi/