Site icon Telegrafi

Efekt i të nxehtit, shtohen rastet e helmimeve nga insektet dhe gjarpërinjtë në Shqipëri

Temperaturat e larta të ditëve të fundit, përveç të tjera kanë shtuar ndjeshëm rrezikun dhe rastet e kafshimeve dhe pickimeve nga insektet dhe gjarpërinjtë.

Në spitalin e Fierit, ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm pacientët që janë paraqitur për ndihmë mjekësore si pasojë e intoksikimeve nga pickimet dhe kafshimet.

“Temperaturat e larta të ditëve të fundit e kanë favorizuar shumë zhvillimin dhe intoksinim nga kafshimet, nga zvarranikët, insektet, kryesisht gjatë punëve bujqësore”, thotë Lulzim Banushaj, mjek toksikolog, Spitali i Fierit.

“Helmet janë bërë më të koncentruara nga vapa dhe kemi qenë të detyruar që t’i shtrojmë në spital për t’u dhënë ndihmë sepse gjendja e pacientëve të paraqitur ka qenë e rënduar”.

Sipas mjekut, në këto ditë të nxehta të riskuar janë edhe përdoruesit e alkoolit dhe veçanërisht ato që marrin lëndë narkotike.

Mjeku këshillon se personat që pickohen ose kafshohen nga insektet e ndryshme duhet të kërkojnë ndihmën e specializuar mjekësore pasi koha e veprimet të helmeve që mund të japë nga alergjitë e forta e deri tek intoksinimet serioze, janë të paparashikueshme në këto ditë të nxehta./A2 CNN

C

Exit mobile version