Është 11 vjeçe, Edonisa Miftari nga Podujeva vuan nga një sëmundje që e ka lënë të palëvizshme në anën e djathtë të trupit.
Familja e saj shfrytëzoi të gjitha mundësitë financiare që kishin, por Edonisës tashmë po i duhet një shumë që të bëj operimin në këmbët e saja.
Babai i saj, Shefqet Miftari, tashmë ka vetëm një kërkesë nga gjithë bamirësit, Edonisës t’iu sigurohen 17 mijë euro që ajo të bëj hapat e parë.
Edonisa tashmë vijon mësimin në klasën e 5-të në Podujevë, në shkollën për personat me aftësi të kufizuara.
Vet babai i Edonisës vuan nga sëmundja e diabetit, siç thotë ai nganjëherë humb dhe vetëdijen.
Të hollat që ata marrin për një muaj nuk janë të mjaftueshme për ta.
Ndonëse e ka shumë të vështirë, Shefqet Miftari, kërkon ndihmën e qytetarëve.
Për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Edonisën të drejtohen në këtë numër të xhirollogarisë.
NLB Banka 1709003412855574
Numri kontaktues i telefonit:
Shefqet Miftari – 044 414 320