Telegrafi

Edona James flet për kohën kur ndërroi gjininë: Nuk kam guxuar të dalë në rrugë, është shokuar një Kosovë

Foto: Screenshot/Instagram

Edona James është njëra nga personazhet e Big Brother VIP Kosova 2 që mori vëmendje të madhe.

Përpara se të hynte, ajo ishte skeptike tejet shumë, pasi kur doli për herë të parë në 2010, biondja ishte bullizuar e gjykuar jashtëzakonisht shumë.

Transgjinorja nga Suhareka u shpreh e lumtur për gjithë dashurinë që ka marrë këtë kohë nga njerëzit.

Foto: Screenshot/Instagram

Madje, Edona theksoi se në atë kohë pas intervistës që kishte dhënë në Prive, mori kërcënime e nuk kishte guxuar të dilte edhe në rrugë.

Lexo po ashtu Reagimi epik i Edona James kur në live e thërrasin 'Kujtim'

“Jam gjykuar, jam bullizuar, më kanë ofenduar. E kam prit atë, se Kosova nuk e ka ditur se çfarë është transmetimi dhe ajo intervistë e ka shokuar një Kosovë”, theksoi ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Edona, e cila është e lindur me emrin origjinal Kujtim Shehu dhe ka origjinë nga Suhareka, është rritur në Gjermani ku edhe ka ndryshuar gjininë.

E njëjta mori famë të madhe në 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg.

 

Sido që të jetë, pas paraqitjes në BBVK, James është kthyer ndër emrat më të dashur për publikun. /Telegrafi/