Site icon Telegrafi

Edon Zhegrova realizon një euro gol në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve

Lille e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0 përballë Slavia Pragës në kuadër të kualifikimeve për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se të dy skuadrat patën raste të mira shënimi.

Por, 45 minutat e dytë patën një pamje krejtësisht tjetër, pasi u shënuan dy gola.

Fillimisht, Jonathan David kaloi Lillen në epërsi në minutën e 52-të me një asistim të Haraldsson.

Fitoren e skuadrës franceze e vulosi Edon Zhegrova që realizoi një super gol në minutën e 77-të, me një asistim të David.

Lojtari nga Kosova po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij te Lille, ndërsa synojnë të futen në fazën e grupeve të garës më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version