Site icon Telegrafi

Edin Dzeko po përjeton një rini të dytë te Fenerbahce, shënoi het-trik brenda 29 minutash

Sulmuesi boshnjak i Fenerbahces, Edin Dzeko po jeton një rini të dytë te klubi turk, ndërsa sonte shënoi tre gola brenda vetëm 29 minutash kundër Konyaspor.

Sulmuesi i njohur që ka luajtur me klube si Manchester City, Roma dhe Inter shënoi në minutat 11’, 32’ dhe 40’ për ta kompletuar het=trikun.

Dzeko me dy golat e sotme arriti në kuotën e 16-të golave në këtë sezon.

Ai është në krye të listës së golashënuesve këtë sezon, ndërsa Fenerbahce mban vendin e parë në renditje po ashtu me 50 pikë, tri më shumë se Galatasaray që ka një ndeshje më pak.

Ndjekësi i parë në luftën për golashënuesin më të mirë të kampionatit turk është Mauro Icardi dhe që ka shënuar 12 gola.

Lufta si për titull ashtu edhe për Këpucën e Artë do të jetë mes këtyre dy ekipeve dhe lojtarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version