Telegrafi

Edhe Zidane flet për kritikat e CR7 drejt bashkëlojtarëve

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se lojtarët e tij kanë lënë prapa kritikat e Cristiano Ronaldos ndaj ekipit.

Pas humbjes nga Atletico Madridi të shtunën, Ronaldo ka pohuar se klubit i mungon fuqia për të fituar trofetë kryesorë.

Portugezi ka tërhequr komentet e tij, por Zidane ka thënë se skuadra është shumë e fokusuar në futboll, transmeton koha.net.

“Cristiano ka folur me të gjithë, me mua dhe të gjithë, kjo çështje i përket të kaluarës. E dimë rëndësinë e Ronaldos dhe jemi me të. Për ne është e rëndësishme që t’i kalojmë sfidat së bashku”, ka thënë Ziadne/