Mediumi i propagandës ruse Sputnik, detyrohet ta pranoj që Rubla ruse është duke u zhvlerësuar me të madhe.
Të hënën rubla ruse në raport me euron dhe dollarin amerikan, këmbehet me 83 euro dhe 75 dollarë.
Rënia e madhe e vlerës së Rublës ka ndodhur pas dështimit të marrëveshjes së vendeve të OPEC-ut, çka u pasua nga rënia e çmimit të naftës me rreth 30 për qind. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka rënë në 31 dollarë për barel, çka është çmimi më i ulët që nga viti 2016, përcjell Telegrafi.
Nëse e analizojmë kursin e Rublës dhe çmimin e naftës, shohim që rubla varet nga çmimi i naftës, pra rubla zhvlerësohet atëherë kur bie çmimi i naftës. Kjo tregon që ekonomia ruse është e brishtë dhe varet nga çmimi i naftës, pasi që naftës dhe gazit në strukturën e eksporteve ruse marrin pjesë me mbi 60 për qind.
Nëse e gjithë kjo përkthehet në terma ekonomik dhe të sigurisë do të thotë, më pak të hyra buxhetore për Rusinë, më pak para për ushtrinë dhe industrinë ushtarake ruse, si dhe më pak para për forcat destruktive pro-ruse si në rajonin tonë ashtu dhe më gjerë.
Çmimet e naftës në bursat botërore ranë për 30 për qind, duke tërhequr dhe aksionet dhe tregjet e kapitalit, pasi perspektiva e një lufte të naftës së papërpunuar goditi tregjet, që tashmë po rimëkëmbeshin nga shpërthimi i Coronavirusit.
Çmimi i naftës së papërpunuar arriti në nivelet më të ulëta katër vjeçare, duke shënuar rënien më të madhe ditore të naftës që nga Lufta e Gjirit të vitit 1991. /Telegrafi/