Luftimet e ashpra në lindje të Ukrainës po vazhdojnë, ku të dyja palët po mëtojnë ta mbajnë nën kontroll këtë rajon.
E një video e filmuar nga droni shfaq ushtarin ukrainas i cili ishte plagosur gjatë luftimeve, por që nuk hoqi dorë nga kryerja e detyrës së tij – pra eliminimi i ushtarëve rusë në istikame, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se ishte plagosur dhe çalonte e mezi arrinte të qëndronte këmbë, nuk u dorëzua për asnjë moment. Ai qëllohej vazhdimisht nga ushtari rus që ishte pak metra larg tij, por ukrainasi nuk u dekurajua dhe vazhdoi misionin e tij.
Pasi u fut në istikame, ushtari rus e kishte vërejtur dhe vazhdimisht qëllonte breshëri plumbash në drejtim të tij. Megjithatë ai arrin të fshihet dhe sapo konstaton se është momenti i duhur i vërsulet rusit, të cilin e eliminon.
Një vullnet të tillë për çlirimin e vendit dhe trimëri të madhe është parë tek shumica e ushtarëve ukrainas që nga fillimi i luftës.
Ata për asnjë moment nuk janë duke pranuar t’i nënshtrohen forcave të Vladimir Putinit, dhe deri më tani i kanë shkaktuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
E Vladimir Putinit kishte menduar në fillim të luftës së për tri apo katër ditë do të arrijë ta pushtojë Kievin, por që llogaritë nuk i dolën si i kishte menduar.
Një vit pas fillimit të luftës, rusët nuk janë as afër kryeqytetit ukrainas dhe deri më tani kanë arritur të mbajnë disa qyteza në lindje të vendit. /Telegrafi/