Një djalë i vogël është goditur nga një veturë ku nga shpejtësia e madhe e hedh disa metra larg duke e përplasur në rrugë në Townhill të Swansea, Angli.
Por, për mrekulli vogëlushi i ka shpëtuar më të keqes me vetëm një kraharor të thyer dhe disa mavojisje, transmeton Telegrafi.
Momenti i aksidentit të tmerrshëm është publikuar këto ditë në sallën e gjyqit në Swansea, ku shoferi shihet se si nuk arrin të frenoj me kohë.
Por, ajo çfarë ka shokuar më shumë opinionin në Angli, është se shoferi më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike kishte filmuar këtë moment rrëqethës, kurse familjarët e 8-vjeçarit janë ndarë të pakënaqur me vendimin e gjykatës, ku burri që e goditi me veturë i ka shpëtuar burgimit. /Telegrafi/