Nga: Roy Harper (kënga origjinale nga albumi “Flat Baroque and Berserk” i vitit 1970, interpretimi në videon e mëposhtme nga Kate Bush dhe Peter Gabriel më 1979)
Përktheu: Agron Shala
Çajniku vloi, dielli perëndoi, edhe një ditë shkoi
Ajo ma shërben çajin tibetian në një tabaka me lule
Në derë vizatohet, do të pallohet
Butësisht ka nevojë të deklarohet
Të kam dashur shumë kohë më parë, e ke të qartë
Atje ku era lulet e veta “mos më harro” i bartë
Por, s’kam mundur veten ta çliroja
Pa ditur se çka dreqin është dashur të mësoja
Por, do të doja ta kisha mësuar, se ndihem shumë e pikëlluar
Që s’e bëra kurrë një fëmijë me ty
E pastaj nëpër dhomë, si brenda varrit, një mundësi rritet e pastaj venitet
Nata sa ka filluar, pse jemi kaq të ngatërruar nga vargonjtë e njëri-tjetrit?
Duhet ta pushtoj e duhet t’ia bëj derisa dashuria mbretëron
Dhe të ndiej lëngun si pikon teksa ajo në ajër pluskon
T’i fus flatrat e mia nën ofshamat e saj kur flakët e përjetësisë ndizen
E të na fshikullojë me kamzhikun e parë të agimit
Oh, vërtet, i dashur, ç’frikë duhet pasur
Kur kemi vetveten ulur mes nesh
E sa jemi në derë, s’mund të themi më shumë se: ndoshta një ditë tjetër
Dhe pa thënë një fjalë, fillova me dalë e u largova