Site icon Telegrafi

Edhe në statistika ishin të barabartë Barça dhe Reali

Vinicius JR dhe Sergio Busquets (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

El Classico e parë e Copa del Rey përfundoi në pa fitues.

Barcelona dhe Real Madridi janë ndarë të barabartë në Nou Camp për t’i lënë vend ndeshjes së kthimit .

Jo vetëm në rezultat dhe në ndjesi, por edhe në statistika ka pasur një ekuilibër. Në gola, siç e dimë 1-1. Gjithashtu edhe në goditjet drejt portës dy ekipet janë të barabarta, me 11 sosh.

Lionel Messi e Lucas Vazquez (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Dy ekipet kanë bërë secila nga tri rivënie këndore ndërsa të barabartë ishin edhe sa i përket goditje të dënimeve. Reali pati një rast të pastër me Viniciusin Jr. dhe Gareth Balen gjersa Barça krijoj dy raste me Ivan Rakiticin dhe Luis Suarezin.

Edhe në pjesën mbrojtëse takimi ishte i ekuilibruar. Los Blancos shkaktuan 17 faulle gjersa katalunasit 16 sosh. Blaudranat kishin 18 topa të vjedhur gjersa ‘mbretërit’ një pak, gjegjësisht 17 sosh. Por ,tek posedimi i topit më të mirë ishin vendasit me 56.9 për qind kundrejt 43.1 sosh në saje të 611 pasimeve kundrejt 451.

Lexo po ashtu Kupa e Mbretit, Barcelona 1-1 Real Madrid: Notat e lojtarëve, Malcom më i miri

Interesant është fakti se edhe në topa të humbura te dyja skuadrat ishin pothuajse të barabarta, ku mikpritësit patën 116 raste ndërsa një pak vizitorët.

Ndryshe, takimi i dytë mes ekipeve do të zhvillohet në Santiago Bernabeu më 27 shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version