Gjiganti i fundit që pezullon biznesin e saj në Rusi është Coca Cola.
Në kumtesën e kësaj kompanie thuhet se “zemrat tonë janë me popullin që po pësojnë efektet nga një ngjarje tragjike në Ukrainë”, transmeton Telegrafi.
Ata nuk kanë dhënë ndonjë afat kohor për pezullimin e bizneseve, por është thënë se “do të vazhdojnë të monitorojnë dhe vlerësojnë situatën e rrethanat”.
Kujtojmë që sot kanë pezulluar bizneset në Rusi edhe McDonald’s dhe Starbucks. /Telegrafi/