Telegrafi

Edhe burri edhe gruaja fitojnë jackpot – dy herë

Një grua dhe bashkëshorti i saj llogaritar, i cili pohon se posedon formulën për të fituar në lotari, kanë fituar çdo jackpot me vlerë prej 350.000 dollarësh, dhe atë dy herë.

Verlyn e Judith Adamson kanë blerë katër tiketa në katër vende të ndryshme, por me të njëjtat numra për të njëjtën tërheqje. Fitimi i tyre i përgjithshëm është 1.4 milionë dollarë, e pas pagesës së tatimit do tu mbesin 955.000 dollarë.

Familja Adamson ka lënë porosi në sekretarinë telefonike se nuk dëshiron të jap deklarata dhe se në rast të ndonjë pyetjeje të kontaktohet avokati i tyre Scott Thompson.