Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime miratoi sot që ish-ministrat Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi të vazhdojnë të marrin pagë shtetërore edhe vitin e ardhshëm.
Krenar Lloga do ta përdorë këtë të drejtë për 9 muaj.
Shumica e anëtarëve në komision i miratuan këto kërkesa dhe vetëm deputeti i së majtës ishte kundër.
Paraprakisht është miratuar apanazh për ish-ministrat Bojan Mariçiq, Jeton Shaqiri dhe Naim Bajrami, si dhe për 36 deputetë.